Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj shkarkimit të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahut, duke e cilësuar këtë si veprim jo të drejtë dhe të dëmshëm për universitetin.
Në reagim thuhet se: “Kryeministri Isa Mustafa në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi”, transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron jo të drejtë dhe të dëmshëm për Universitetin e Prishtinës vendimin e marrë sot për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu.
Kryeministri Isa Mustafa në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi.
Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Universitetit të Prishtinës nuk i duhen veprime të tilla që e dëmtojnë Universitetin e Prishtinës pikërisht në periudhën kur Universiteti i Prishtinës po bënë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të ngritjes së cilësisë dhe avancimit të gjithëmbarshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”