Qeveria kërkon nga presidentja Osmani autorizimet që Bislimi të nënshkruajë amendamentet me BE-në

E publikuar: 04/12/2024 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën miratoi disa nisma në lidhje me fondet IPA me Bashkimin Europian.

Qeveria ka aprovuar edhe dy vendime që kërkojnë nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e dy amendamenteve për marrëveshje financiare me Bashkimin Europian.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka:

-Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë”.

-Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.

-Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.

-Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa 2.

-Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.