Qeveria e Kosovës i ka ndarë 15.834 euro për zyrën e Presidentit, në mënyrë që t`i paguajë anëtarët e komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombetare për vlerësimin e procesit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Nga kjo shumë do të përfitojnë tre ekspertë ndërkombëtarë, Fletcher M. Burton, Frederick Newton, Herbert Wilmes, të cilët u angazhuan nga ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga për të verifikuar punën e Komisionit Shtetëror të Kosovës rreth caktimit të kufirit me Malin e Zi me ç`rast ata patën vlerësuar se demarkacioni ishte kryer në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Ky komision vlerësues u krijua pas shqetësimeve të ngritura nga partitë opozitare në Kosovë rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet të dyja vendeve për vendosjen e kufirit shtetëror, njofton Klan Kosova.