Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik.
Qeveria po ashtu ka miratuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës së veriut për ndarje të mjeteve financiare në shumë prej 24,236.29 euro dhe shtim të dhjetë pozitave të reja në Komunën e Mitrovicës së veriut.
“Miratuar kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 2,300,000 euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për përkrahjen financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese; Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumë prej 489,932.72 euro të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore PRN046 “FAN Zahir Pajaziti””, thuhet në njoftim.

















