Qeveria i merr ngjyrat e flamurit ukrainas si shenjë mbështetjeje

E publikuar: 22/02/2022 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova e ka dëshmuar edhe njëherë sonte mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

Kjo pasi objekti i Qeverisë sonte është veshur me flamurin e Kievit zyrtar.

Ky veprim vjen pas situatës së fundit që është shkaktuar nga Rusia, pasi e ka njohur pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës lindore.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se janë në mbështetje dhe përkrahje të Ukrainës. Po ashtu, edhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka dalë me një reagim përkrahës.