Qeveria gjermane: Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris

E publikuar: 21/06/2019 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria gjermane i ka konfirmuar Deutsche Welles se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris

Në përgjigjen e shkurtër që i kthehu DW një zëdhënëse e qeverisë gjermane thuhet ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jetë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.

Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk ka dashur të japë sqarime.