Lajmet

Qeveria gjermane lavdëron atë kosovare

09.06.2016 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria gjermane lavdëron atë kosovare

Qeveria e Gjermanisë ka lavdëruar qeverinë e Kosovës për tolerancën dhe respektin që po tregon për komunitetet pakicë në Kosovë.

Veçmas qeveria gjermane ka lavdëruar policinë e Kosovës, e cila me shumë sukses ka arritur të ketë shumë pjesëtarë të komuniteteve, t’i trajnojë dhe angazhojë ata në punë, në radhët e veta

Në një përgjigje dhënë për gjendjen dhe trajtimin e minoriteteve në Kosovë, të shtruar si pyetje në Bundestagun gjerman nga partia e majtë opozitare “Die Linken”, qeveria gjermane ka theksuar se qeveria e Kosovës po bën punë shumë të mirë për përmirësimin e pozitës së minoriteteve në Kosovë.

Një punë të mirë në këtë drejtim po bëhet në Ministrinë për Minoritete dhe Kthim, thuhet nga qeveria gjermane. Në përgjigjen e qeverisë gjermane për deputetët e partisë së majtë opozitare në Bundestagun gjerman, thuhet se edhe në administratat komunale, anembanë Kosovës ka të ngritura zyra, që kujdesen për përmirësimin e pozitës së minoriteteve dhe kthimin e tyre.

Veçmas, thuhet në përgjigjen e qeverisë gjermane, shembull në këtë drejtim paraqet Policia e Kosovës, e cila me shumë sukses ka arritur të ketë shumë pjesëtarë të komuniteteve, t’i trajnojë dhe angazhojë ata në punë në radhët e veta. Në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet, gjithashtu, se në vitin 2009, nga qeveria e Kosovës është krijuar një strategji për integrimin e minoriteteve e cila si pikë me rëndësi ka, para së gjithash, diskriminimin gjinor, arsimin, punësimin, shëndetin dhe strehimin për minoritetet në Kosovë. /Fadil Gashi/RTK/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit