Qeveria emëron bordet e PTK-së, Aeroportit të Gjakovës dhe INFTAKOS

E publikuar: 09/09/2015 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike Postës së Kosovës, Aeroportit të Gjakovës dhe Hekurudhave të Kosovës (INFTAKOS)

Anëtarët e rinj të Bordit të Postës janë Halit Isufi, Mejdi Gjokli, Hysen Fazliu, Branisllav Nikoliq, Metije Jashari dhe Rushan Ceka.

Anëtarët e Bordit të Aeroportit të Gjakovës janë Naser Ranolli, Brikena Kryeziu, Nora Gola, Nuri Bahtijari, Zenun Shala dhe një pozitë mbetet që të plotësohet nga komunitetet.

Anëtarët e rinj të Bordit të INFRAKOS-it janë Njazi Selmanaj, Enver Aruçaj, Fëllënza Xhelili, Millosh Dimiq, Milazim Bytyçi dhe Nexhat Dedija.

Kabineti qeveritar ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme miratimin e Ligjit për arsimin e lartë pas kërkesës së ministrave serbë.