Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator do ta zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Takimi i radhës i nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE planifikohet të zhvillohet më 14 shtator”, u shpreh Kryeziu.
Ai theksoi se agjenda e plotë e takimit do të zbulohet në ditët në vijim.