Qeveria e Kosovës i “shuan” shpresat e Serbisë për Asociacionin

E publikuar: 07/11/2017 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e Listës Serbe vazhdojnë të insistojnë që Qeveria e Kosovës me çdo kusht të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Madje, kryetari i Graçanicës që vije nga kjo listë, Srdjan Popoviq i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjnë presion te Qeveria e Kosovës për formimin e Asociacionit, shkruan Indeksonline.

“Ne të gjithë e dimë se kush po e pengon themelimin e Asociacionit. I bëj thirrje ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion që ky proces të fillojë më në fund”, ka thënë Popoviq.

Për këtë kërkesë të serbëve ka një përgjigje Qeveria e Kosovës, e cila në një përgjigje për Indeksonline ka përsëritur se Asociacioni do të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të krijohet duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Nuk ka presion kohor dhe as presione tjera, por kjo çështje do të adresohet në një afat optimal”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.