Qeveria e Kosovës shqyrton sot masat antiCovid

E publikuar: 07/05/2021 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje në orën 15:00, shkruan Gazeta Metro.

Qeveria e Kosovës sot pritet të shqyrtojë masat e përgjithshme dhe të veçanta për për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kujtojmë, që qytetarëve në të gjithë territorin e Kosovës nuk u lejohen lëvizja e lirë nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 në mëngjes, përveç rasteve të natyrës urgjente.

Në Kosovë aktualisht janë 7,156 raste aktive me COVID-19. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Ndryshe, ditë më parë në vend ka rinisur vaksinimi i personelit shëndetësor në vend, pas ardhjes së një pjese të vaksinave Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian.