Qeveria e Kosovës shpreh përkrahje për të prekunit nga Diabeti

E publikuar: 12/11/2016 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Diabetologëve Europianë, Dario Rahelic, i cili shoqnohej nga doktorët kosovarë Luan Gola dhe Bardhyl Gashi.

Tue ju referue Ditës Ndërkombëtare kundër Diabetit, e cila shënohet me 14 Nandor, gjatë takimit u bisedue për nevojën e bashkëpunimit më të gjanë në përballje me këtë smundje dhe për vetëdijesimin lidhun me të.

Zyra e Kryeministrit njofton përmes nji komunikatë për media se me këtë rast, u fol edhe për Strategjinë Nacionale Kundër Diabetit dhe përkrahjen e Shoqatës së diabetologëve europianë në këtë fushë.

Kryeministri Mustafa theksoi se shëndetësia mbetet prioritet i randësishëm i Qeverisë së Kosovës tue shprehë edhe përkrahjen për institucionet dhe punëtorët shëndetësor në vetëdijesimin dhe përballjen me diabetin, si dhe për të prekunit nga kjo sëmundje, thuhet në komunikatë.