Qeveria e Kosovës rreshtohet përkrahë SHBA-ve në ‘luftë’ kundër Koresë Veriore

E publikuar: 13/09/2017 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media thotë së i vlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore dhe njëkohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë, shkruan Lajmi.net.

“Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë, Qeveria e Kosovës rreshtohet përkrahë botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njëkohësisht bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike.