Qeveria e Kosovës miraton në një mbledhje ‘online’ dy nisma të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut në prag të mbledhjes së përbashkët

E publikuar: 17/11/2024 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime.

Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin e dy nismave që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut, në prag të mbledhjes së përbashkët qeveritare e cila zhvillohet nesër në Prishtinë.

Siç njofton ZKM, është miratuar një nismë për “lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë”.

Është miratuar edhe një nismë tjetër për “lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre”.