Qeveria e Kosovës aprovon projekte kapitale, premton stadiume në disa qytete

E publikuar: 06/11/2024 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike ku janë aprovuar projekte kapitale shumëvjeçare, përcjell Ekonomia Online.

Në një njoftim dërguar medieve thuhet se kjo mbledhje është e 229-ta me radhë.

Projektet kapitale të aprovuara janë si në vijim: 

•          Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;

•          Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;

•          Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;

•          Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;

•          Renovimi i Galerisë Kombëtare.

–           Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.

–           Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.

–           Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.