Thaçi: Zgjedhja e Presidentit forcon PDK’në, shoqërinë dhe Republikën

E publikuar: 04/02/2016 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita e sotme, sipas kreut të PDK-së, hezitoi dhe e bllokoi Kuvendin që nënshkrimi i MSA-së të bëhet në mënyrë të dinjitetshme.
“Opozita po insiston ta marr pushtetin me dhunë, por Republika është demokratike dhe në pushtet do të vihet në formë demokratike, nëpërmjet votës së lirë dhe jo nëpërmjet dhunës dhe anarkisë”, ka thënë kreu i PDK-së gjatë takimit të sotëm me strukturat e kësaj partie në Kaçanik.

Liberalizimi i vizave është çështje tjetër, e që sipas tij, është duke u vështirësuar për shkak të gazit dhe molotovit të opozitës.

Ai ka thënë se PDK ka instaluar standardin e respektimit të votës në zgjedhje.