Kancelari i Gjermanisë i ka dhënë fund vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.
Pas kësaj qeveria gjermane ka përmbledhur tërë aktivitetet e Scholz përgjatë dy ditëve të fundit, ku theks i veçantë i është dhënë bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Gjermanisë, ky proces duhet të vazhdojë sa më parë, pasi që pengon rrugën integruese të të dyja shteteve.
“Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë, derisa citohet Scholz, transmeton Klan Kosova.
“Dialogu është absolutisht i domosdoshëm dhe dua të inkurajojë të gjithë krerët politikë që kjo të ndodhë njëmend, të bëhen marrëveshje konkrete që të mundësohet përmirësimi i situatës dhe të mund të avancohet dialogu për normalizim”.
Më tej aty theksohet edhe fakti që Kosova i ka vendosur sanksione Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.