Qeveria dhe opozita kanë qëndrime të kundërta përkitazi me mundësinë që ndërmjetës ndërkombëtarë t’i ulin në një tryezë për ta zgjidhur krizën politike, shkruan sot Koha Ditore.
Derisa zyrtarë qeveritarë janë shprehur të gatshëm të pranojnë çfarëdo emisari, nga kampi opozitar kanë thënë se nuk ka nevojë për ndërmjetësues dhe se kthimi i normalitetit në vend mund të bëhet vetëm nëse anulohen marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.
Për analistët zgjidhja e vetme mund të jetë përmes ndërkombëtarëve, por nëse ata mbështesin liderë me integritet e aftësi, e jo të tillët që aftësi të vetme kanë dëgjueshmërinë karshi ndërkombëtarëve.
Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, mbi propozimin e të cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës, politikani suedez Carl Bild dhe së fundi ndihmëssekretari amerikan për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, janë emisarët e përfolur për mundësinë e ndërmjetësimit mes pozitës dhe opozitës në Kosovë.
Qeveria e gatshme për ndërmjetës ndërkombëtar, opozita kundër
NGA KATEGORIA