Qeveria e dinte: këto tetë kushte, nuk i kishte plotësuar Kosova për liberalizimin e vizave!

E publikuar: 16/12/2015 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse për qytetarët e Kosovës mund të ketë qenë i befasishëm rekomandimi negativ i BE-së për vizat, Institucionet e Kosovës kanë qenë të njoftuara qysh para tre muajsh se disa nga kushtet kryesore për këtë proces nuk ishin përmbushur. Gazeta Blic ka arritur që të siguroj tetë kriteret, të cilat do të duhej t’i plotësonte Kosova, nëse dëshironte të merrte një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ndër këto kushte është edhe dhënia e rezultateve konkrete për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, pastaj kriter shumë i rëndësishëm ka të bëjë me fushën e prokurorimit, gjegjësisht Organi Shqyrtues i Prokurimit duhet të jetë më i pavarur dhe kapacitetet e tij duhet të ngritën në mënyrë që të bëjë detyrat e veta, raporton Gazeta Blic.

“Të paktën deri kah mesi i muajit shtator, këto tetë kushte kanë qenë të pazbatueshme”, i ka thënë Gazetës Blic, një burim i afërt me procesin e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, para pak ditësh kryeministri i vendit, Isa Mustafa si kusht të fundit për të marrë raport pozitiv Kosova, duhet të jetë edhe marrëveshja me Turqinë, për riatdhesimin e qytetarëve të Kosovës.

Kjo është deklarata e Kryeministrit për vizat, e dhënë para pak ditësh, në një konferencë me medie:

Në anën tjetër, vetëm pak momente pasi Bashkimi Evropian paralajmëroj se do të jep rekomandim negativ për liberalizimin e vizave për Kosovën, Hashim Thaçi kishte reaguar shumë ashpër, duke e akuzuar BE-në, se po e nxit rekrutimin e të rinjve kosovar për t’ia mësyr ISIS-it. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, Thaçi ishte edhe më i ashpër, duke paralajmëruar edhe protesta kundër Bashkimit Evropian.

Kurse, Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka theksuar se qytetarët e Kosovës mund të jetojnë edhe pa viza.

Këto janë tetë kriteret e përcaktuara nga BE, që Kosova deri në muajin shtator nuk kishte arritur t’i plotësonte. Gjatë këtyre tre muajve, Kosova arriti që t’i plotësoj disa prej tyre, sikurse kontrolli i kufirit Shqipëri- Kosovë, Marrëveshja për riatdhesim me Turqinë :

  1. Procesi i marrëveshjes për riatdhesim me Turqinë;

  1. Rifokusimi në riintegrim të qëndrueshëm;
  1. Përmirësime në procedurën e ndryshimit të emrit;
  1. Kontrollet në kufirin me Shqipërinë;

(Menaxhimi i kufijve është në përgjithësi në pajtim me kodin e Schengenit, Por Kosova nuk zbaton kontrolle kufitare dalëse në pikat kufitare me Shqipërinë. Përmendi se raporte mbulojnë se marrëveshja bilaterale për demarkacion me Malin e Zi nuk është zbatuar ende (por kjo sipas gjendjes në korrik), dhe këtu tha se mund të përmendni zhvillimet e reja).

  1. Reduktimi i rasteve;

(Drejtësia në Kosovë ka nevojë për investime të konsiderueshme, përfshirë duke rekrutuar gjykatës dhe staf mbështetës për departamentin en e krimeve serioze, dhe duke e rritur buxhetin për drejtësinë. Kjo do të ndikoj që që drejtësia të reduktoj rastet e grumbulluara, dhe mundësisht të bëhet.)

  1. Rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit;

(Kërkohet një historik i arritjeve [track record] në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.)

  1. Lidhja operacionale dhe e TI në mes të të gjithë institucioneve të përfshira në të gjithë zinxhirin e të drejtës penale;

(Më shumë punë nevojitet për të ngritur lidhjet operacionale the lidhjet e TI në mes të Policisë, Prokurorisë, Njësisë e inteligjencës financiare, dhe zyrës së prokurorit special, administratës së taksave, doganës, agjencia e konfiskimit të aseteve nën lidershipin e koordinatorit për luftimin e 50 rasteve kryesore të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të ngritën kapacitetet e Kosovës për të hetuar dhe ndjekur penalisht.)

  1. Prokurimi publik mbetet një burim i madh i korrupsionit.

(Organi Shqyrtues i Prokurimit duhet të jetë më i pavarur dhe kapacitetet e tij duhet të ngritën në mënyrë që të bëjë detyrat e veta.)