Qeveria dështon të aplikojë reciprocitetin për targa kundër Serbisë

E publikuar: 16/11/2016 07:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Logoja e Serbisë, bashkë me akronimin SRB, janë ekspozuar edhe të martën në targat e automjeteve që nga fqinji verior kanë hyrë në territorin e Kosovës. Qeveria ka dështuar t’i mbulojë, shkruan sot Koha Ditore.

E kundërta ka ndodhur me automjetet e Kosovës me targa RKS, të cilat kanë hyrë në territorin e Serbisë. Autoritetet serbe i kanë mbuluar me tabela prova. Është kjo situatë, ani se një marrëveshje që të dyja shtetet e kanë mbërritur dy muaj më parë në Bruksel, parasheh që nga kjo e martë të vihej në fuqi reciprociteti në targa.

Edhe të martën kanë hyrë në territorin e Kosovës automjete me targa të Serbisë, të cilave nuk u është mbuluar as logoja shtetërore dhe as akronimi SRB. E kundërta ka ndodhur me automjetet e Kosovës me targa RKS, të cilat kanë hyrë në territorin e fqinjit verior.