Talenti i pazakontë i emisionit “Britania Ka Talent” (Britain’s Got Talent), qenushja Uendi e mahniti jurinë e spektaklit. Mirëpo, magjia e saj nuk ishte e vërtetë.
Rreth 11 milionë shikues mbetën gojëhapur nga interpretimi i Uendit me mjeshtrin Marc Metral të shtunën mbrëma.
Performanca në spektakël Simon Kauëll nuk mund ta besonte kur qeni lëvizte gojën në mënyrë perfekte për të interpretuar këngën e viteve ’70, “Feelings”, por edhe kur mjaulliu në skenë.
Mbrëmjen e shkuar, doli se truku nuk ishte diçka e re, pasi është përdorur një version i tillë amerikan tre vjet më parë. Në vitin 2012, një konkurrent në spektaklin “Amerika Ka Talent”, Todd Oliver, i mahniti anëtarët e jurisë me qenin e tij bulldog, i cili fliste frëngjisht.
Performanca e Todd Oliver në vitin 2012
Teoria: Besohet se një gojë false vendoset në fytyrën e qenit, e cila kontrollohet nga një telekomandë
Marku dhe Uendi morën ovacione të shumta të shtunën dhe u kualifikuan përnë gjysmë-finale.
Një zëdhënës nga Shoqata Mbretërore për Parandalimin e Trajtimit Mizor të Kafshëve (RSPCA) tha se organizata duhet t’i pyesë producentët e spektaklit nëse qeni po mbante një maskë gjatë aktit të performimit të rremë.
Mirëpo, një zëdhënës i BGT deklaroi se “Mark ka një eksperiencë të jashtëzakonshme me kafshët dhe me Uendin puna ka zgjatur pesë vjet”.