“Qeni Mollos Ilir” – Abdixhiku kopjon fjalët e Rugovës për qenin e Sharrit, por bie në sy gabimi i tij i madh

E publikuar: 13/05/2024 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin.

Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. Dhe jo vetëm. Abdixhiku ka publikuar fotografi pranë Qenit të Sharrit, ose siç e quante Presidenti historik Ibrahim Rugova, “Qeni Mollos Ilir”, duke e cilësuar si qen autokton i Kosovës.

Në njoftimin që ka bërë Abdixhiku në Facebook, ka kopjuar fjalët e presidentit Rugova, por ka bërë një gabim.

“Qeni i Sharrit” e ka shkruajtur me shkronjë të vogel, shkruan insajderi.

“Qeni ilir, qeni i sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare!” – thotë në statusin e tij kreu i LDK-së.

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova kishte kërkuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Kenologëve që qeni i Sharrit të regjistrohet si qen autokton i Kosovës.