15 Shtator 2015 – 12:01
Të ndash kohën me dy kafshë shtëpiake që i donë mund të jetë ndonjëherë shumë e vështirë, sidomos nëse njëri prej tyre është xheloz.
Një moment qesharak ka ndodhur në Amerikë, kur një qen është xheloz nga dashuria që pronari i jep qenit tjetër, raporton Daily Mail.
Qeni i quajtur Holly (Shepherd) xhelozon në Huskyn e quajtur Titan, transmeton Koha.net. Dy qentë janë të shtrirë në divan së bashku me pronarin e tyre, i cili fillon t’i përkëdhel ata, por në momentin që ai e përkëdhel Titanin, Holly bëhet xheloz dhe gjithnjë i largon dorën nga husky.
Më poshtë mund të shikoni këtë moment qesharak të qenit xheloz.



















