Një qen i braktisur ka fituar zemrën e rusëve pas një videoje të shfaqur të kafshës që dyshohet se vrapoi pas makinës së pronarit të tij, pasi u hodh në rrugë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë qenin që përpiqej të vraponte pas një makine për disa metra janë shpërndarë në rrjetet sociale, me shumë përdorues të zemëruar pse qeni ishte lënë prapa.
Gjithsesi, siç thuhet më tej, edhe pse ka vrapuar për një kohë të gjatë, qeni në një moment është dorëzuar.
Megjithatë, shoferi i makinës ka mohuar të jetë pronari i qenit, duke thënë se qeni është një i humbur të cilin ai e ushqen ndonjëherë kur viziton zonën. /Telegrafi/