Lajmet

Qëndrueshmëria e koalicionit qeverisës

21.05.2016 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qëndrueshmëria e koalicionit qeverisës

PDK dhe LDK, kanë shpeshtuar kritikat ndaj njëri-tjetrit lidhur me punën që bëjnë zyrtarët e partive përkatëse në institucione, ashtu edhe në atë lokal.

Partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike Kosovës, kanë shpeshtuar kritikat ndaj njëri-tjetrit lidhur me punën që bëjnë zyrtarët e partive përkatëse në institucione, si në atë të nivelit qendror, ashtu edhe në atë lokal.

Së fundi, zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Isni Kilaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se në ministrinë në të cilën punon, partneri i koalicionit ka bërë shumë shkelje dhe se, sipas tij, gjëra të tilla ka dëgjuar se kanë ndodhur edhe në institucione të tjera nga partneri i koalicionit LDK-ja.

“Sa kam informacion, ka plasaritje ose ka sjellje të tilla të zyrtarëve të LDK-së edhe në ministritë e tjera dhe në pushtetin lokal, por unë nuk jam shumë kompetent të flas për këto çështje”, tha Kilaj për Radion Evropa e Lirë.

Kilaj tha se ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdulla Hoti, ka bërë shumë shkelje të mëdha të marrëveshjeve, dhe siç tha ai, të gjitha shkeljet janë argumentuar.

Ministri Hoti është kritikuar nga zëvendësi i tij se kohëve të fundit ka bërë punësime të anëtarëve të LDK-së në ministri, por edhe shkelje të tjera.

Zëvendësministri pranon se kohëve të fundit ka zëra që flasin për mospajtime ndërmjet partnerëve të koalicionit të disa raste.

“Po tash janë aktuale ato, ne i pamë zhvillimet në Pejë, reagimin e kryetarit të Komunës së Pejës, po e dimë edhe për ministrin e Shëndetësisë, po edhe në disa ministri të tjera që ka pasur tendenca të tilla të acarimit të raporteve”, theksoi Kilaj.

Një ditë më parë, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit me PDK-në, në Komunën e Pejës.

Muhaxheri është nervozuar me partnerin e deritashëm dhe ka shkarkuar dy drejtorë të PDK-së në komunë, pasi që partnerët e koalicionit nuk votuan për moskalimin e ndryshimeve për rishpërndarjen e disa fondeve të projekteve.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar për mediat në Prishtinë se askush nuk mund të flasë për marrëdhëniet e koalicionit qeverisës, përpos atij dhe kryetarit të PDK-së,Kadri Veseli.

Kryeministri Mustafa u shpreh se të tjerët, si ministrat dhe zëvendësministrat, mund të kryejnë punët e tyre dhe të mos merren me çështjen e funksionimit të koalicionit.

“Kjo është punë e partnerëve të koalicionit dhe këta partnerë kryesorë të koalicionit tani jemi unë dhe kryetari i PDK-së, zoti Veseli. Ne të dy drejtojmë çështjet dhe koalicioni nuk është punë e të tjerëve”, u shpreh Mustafa për mediat në Prishtinë.

Nga ana tjetër, analistët politikë konsiderojnë se koalicioni qeverisës PDK- LDK, është krijuar vetëm për interesa personale dhe sipas tyre, si i tillë nuk mund të qëndrojë shumë gjatë.

Imer Mushkolaj, analist politik, tha për Radion Evropa e Lirë se koalicioni qeverisës aktual në vend, nuk është i natyrshëm.

“Tash jemi në një situatë ku pas konsumimit të një kohë të qeverisjes bashkë, kanë filluar të dalin në pah përçarjes, unë besoj se këto përçarje ose këto çarje që duken të vogla, tash do të vijnë duke u shtuar në javët edhe muajt e ardhshëm, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se megjithatë do të caktohet mbajtja e zgjedhjeve para se të përfundojë mandati i këtij koalicioni qeverisë”, vlerësoi Mushkolaj.

Ai theksoi se përplasje mund të kenë në ditët në vijim edhe për shkak të mundësisë së riformatimit të Qeverisë ose edhe kërkimit të përgjegjësive nga ministrat e Qeverisë.

“Këto çarje nuk pritet të bëhen për arsye parimore por vetëm për interesa partiake në radhë të parë të përmbushjes së apetiteve të individëve të caktuar”, thekson Mushkolaj.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshjen e koalicionit në nëntor të vitit 2014./REL

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit