Ky është momenti rrëqethës kur një vajzë 8-vjeçare rrëzohet nga 6 metra lartësi, pasi po qëndronte mbi pesë persona të cilët kishin bërë një piramidë me trupat e tyre.
Për fat të mirë ajo ka shpëtuar pa lëndime, edhe pse ra nga një lartësi e madhe, transmeton Telegrafi.
Ajo po merrte pjesë në një festival të organizuar në Barcelonë, dhe derisa tentoi të ngjitet në ballkon, personi që ia mbante dorën nuk arriti ta mbaj dhe ajo ra poshtë.
Kjo garë që organizohet tash e shumë vite, përfundon kur garuesit një nga një arrijnë të ngjiten në ballkon, kurse kjo vogëlushe lirisht mund të quhet personi me më fat pasi i shpëtoi më të keqes.
Mediat lokale raportojnë se vajza kishte nevojë për pak akull për disa mavijosje që i kishte pësuar në njërën këmbë. /Telegrafi/