Qëndrimi i Shqipërisë ndaj Rusisë i njëjtë me atë të BE-së

E publikuar: 04/08/2017 07:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria angazhohet që të ndjekë politikë të jashtme, të njëjtë me atë të Bashkimit Evropian, për sa i përket Rusisë, ndërsa kjo e fundit ka shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm sanksionet për produktet agro-bujqësore ndaj disa vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria.

Ndërkohë që më parë Shqipëria bashkë me tri vende të tjera jokomunitare i është bashkuar vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë deri më 31 janar të vitit 2018 sanksionet ndaj Rusisë, shkruan sot Koha Ditore.

Diçka të tillë e njoftoi vetë Këshilli Evropian, departamenti për punët e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në njoftim saktësohet se, përveç Shqipërisë, këtij vendimi i janë bashkuar edhe Mali i Zi, Norvegjia dhe Ukraina. Këto katër shtete sigurojnë se politikat e tyre kombëtare do të jenë konform vendimit të Këshillit Evropian.