Qëndrimet e opozitës lënë peng caktimin e seancës së Kuvendit

E publikuar: 21/10/2015 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Anëtari i kryesisë, Xhavit Haliti tha se sot nuk duhet të vendoset për seancën.

“Duhet t’i ipet hapësirë presidentes në misionin e saj. Të presim sot çka po ndodhë”, ka thënë Haliti.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli kërkoi nga mediat që të lirojnë sallën për shkak se shumica e anëtareve të Kryesisë kërkuan që mbledhja të zhvillohet pa praninë e mediave./Gazeta Tribuna/