Fundjavën e kaluar, qindra femra kineze u dyndën në një qendër tregtare në Haiku për të marrë me qira një partner të bukur me një çmim prej 0.1 dollarë në orë.
Gjashtë djem beqarë, të gjithë të gjatë, qëndronin në kuti të mëdha me neon në pritje për t’u huazuar nga klientet femra.
Një femër lejohej të merrte me qira një nga beqarët maksimumi për një orë dhe mund të kalonte kohë me të vetëm brenda qendrës tregtare, transmeton tch.
Një nga përfaqësuesit e qendrës tregtare e shpjegoi kështu këtë iniciativë: “Në Kinë ka shumë femra beqare dhe ne duam që ato të mos ndihen të vetmuara kur vijnë këtu”.