Kryesore

Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave inauguron objektin e ri

15.04.2016 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Në këtë inaugurim, pjesë e të cilit ishin edhe ish-presidentja Jahjaga, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell, presidenti Thaçi i përgëzoi aktivistet e shoqatës për hapjen e zyrave të reja.

Duke lavdëruar punën e qendrës, presidenti Thaçi u shpreh se “puna e qendrës hedh dritë mbi një të vërtetë të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe kërkon që e tërë shoqëria të përballemi me këtë të vërtetë”.

Ai shtoi se është obligim i shoqërisë që të krijojë kushte që gruaja të arsimohet, të punësohet, të zhvillohet e të jetojë e pacenuar, e barabartë me gjininë tjetër.

“Nuk ka dyshim që shoqëria jonë është duke bërë hapa të mëdhenj përpara. Jemi vendi i parë në rajon që ka pasur një presidente. Kemi gra që udhëheqin në qeveri, në KQZ, në Gjykatën Kushtetuese, në komuna, të cilat përballen me detyra dhe angazhime për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Kemi mjeke të zonja, gazetare, shkencëtare, mësuese e arsimtare, profesoresha e artiste dhe me punën e tyre, me suksesin e tyre, krenohemi të gjithë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Emancipimi dhe fuqizimi i gruas, njohja dhe mbështetja e kërkesave të gruas, përkrahja e grave viktima dhe e të gjitha grupeve të cenueshme, presidenti Thaçi ka thënë se do të jenë pjesë e angazhimit të tij si president.

“Shoqëria jonë do të jetë vërtetë e lirë, e barabartë, e drejtë, vetëm atëherë kur çdo grua kosovare do të jetë e barabartë, e lirë dhe do të trajtohet me drejtësi nga të gjithë në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas është themeluar në vitin 2013 dhe ka gjithsej mbi 100 anëtare, viktima të luftës civile në Kosovë.

Ndërtimi i objektit të ri të inauguruar, i cili ka 15 zyre, u përkrah nga Komuna e Drenasit, FSK-ja, ambasada amerikane, britanike dhe turke. / 21Media

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së