Qendra e Studentëve: Hiqni dorë nga keqpërdorimet e shitjeve të vendeve në konvikte

E publikuar: 02/10/2021 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra e Studentëve iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve që kanë siguruar vend në konvikte dhe mensën e studentëve, që të heqin dorë nga keqpërdorimet, manipulimet për shitje dhe blerje të vendeve në konvikte.

Të njëjtin apel kjo qendër e ka edhe për kartelat e mensës, njofton Klankosova.tv.

“ Andaj i’u bëjmë thirrje studentëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve te shfaqura ne rrjetet sociale. Ndaj këtyre rasteve do të merren masa ndëshkuese konform rregullorës së Qendrës së Studentëve dhe nuk do te lejohen te ndodhin keto veprime.