Ka ndërruar jetë Henri Haxhiraj, punonjësi i Gardës së Shqipërisë, i cili sot qëlloi vetën me plumb në kokë.
37-vjeçari pak para mesditës së kësaj të marte qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku pas disa orë luftë me vdekjen ka ndërruar jetë.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije edhe motra e 37-vjeçarit, këngëtarja Sheila Haxhiraj,e cila në postimin e saj në Instagram ka vendosur shiritin e zi.
Kujtojmë që e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e këtij shtetasi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit.
“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia e Tiranës më herët.
Emri i Henri Haxhirajt nuk është një emër i panjohur për blutë e Shtetit, por as edhe për mediat. Në janar të 2022 emri i tij u përfol se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët merreshin me prodhimin e dokumentave të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.
Në kuadër të këtij operacioni policor në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri Haxhiraj.
Sipas asaj që Policia e Lezhës bënte me dije aso kohe, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët kishin përfituar shuma të ndryshme monetare të cilat varionin deri në 300 mijë euro nga shtetait e huaj të cilët binin në “grackën” e këtij grupi.