Qëllohet me armë avioni amerikan, lëndohet stjuardesa

E publikuar: 11/11/2024 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një avion i “Spirit Airlines” i nisur nga Florida, për në kryeqytetin Haitian të Port-au-Prince, u godit me armë zjarri të hënën, duke e detyruar të devijonte fluturimin për në Republikën Domenikane. Kjo është bërë e ditur nga mediat amerikane, sipas të cilave, nga të shtënat ka mbetur e plagosur një stjuardesë, ndërsa avioni bëri ulje të sigurt.

“Fluturimi 951 nga Fort Lauderdale, Florida, për në Port-au-Prince u devijua dhe u ul i sigurt në Santiago”, tha American Airlines, duke specifikuar se një inspektim “tregoi dëmtim të avionit nga të shtënat me armë zjarri”.

Kompania ka pezulluar shërbimin në Haiti për momentin.

Të shtënat detyroi autoritetet në aeroportin ndërkombëtar Toussaint Louverture të ndalonin të gjitha fluturimet komerciale.

Kjo është hera e dytë në javët e fundit që të shtënat me armë nga bandat e armatosura goditën një avion që udhëtonte mbi Port-au-Prince. Në tetor, të shtënat e bandave goditën një helikopter të Kombeve të Bashkuara , duke e detyruar atë të kthehej në aeroport. Askush nuk u lëndua. (A2 Televizion)