Na jemi tu e ndërtu nji infrastrukturë proteste, që qytetarët me shprehë pakënaqësinë e tyne, – tha Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në nji lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Rrokum.
“Këto institucione tashma s’kane legalitet, se po sillen sikur s’po ndodh asgja ne Kosovë”.
Mbas deklaratë së zv/Kryeministrit Hashim Thaçi se mbas zgjedhjes së tij President, ma e madhe ka me qenë festa se sa protesta Ymeri tha, “Na jemi në protestën tonë që qysh po shihet asht paqësore, na s’kemi dalë me u përlesh me askënd, kjo asht protestë e qytetarëve dhe askush nuk guxon me ja marr të drejtën për me protestue”.
“Tash jemi në shesh ma shumë se sa që kemi qenë n’ora 14:00. Shfrytëzoj rastin me i ba ftesë qytetarëve me ju bashkue protestës që zani protestues me qenë sa ma i fuqishëm”, theksoi Ymeri.