Qe sa shtete të BE’s suspendojnë ‘Schengen’in!

E publikuar: 18/01/2016 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Europian ka kumtu sot se Austria ka vendos që “për shkak të situatës që ka dalë jashtë kontrollit”, nga Frori deri në Shtator të zbatojë mbikëqyrjen e kufijve të mbrendshëm të Schengenit.

Me këtë, gjithsej shtatë shtete të Bashkimit Europian kanë futë në përdorim këtë mbikëqyrje të përkohshme të hapësinës së Shengenit, ka deklaru përfaqësuesja për shtyp e Komisionit Europian, Natasha Bertaud.

Media në BE transmetojnë edhe paralajmërimin e Qeverisë së Lubjanës se do të verifikojë pasaportën e udhëtarëve në kufijtë sllovenë.

Bertaud ka shtu se për shkak të vlerësimit për situatën kercënuese, gja që asht edhe në përputhje me rregullat e Shengenit, këto masa i kanë ndërmarrë Austria, Franca, Gjermania dhe Malta.

Ma herët këtë hap e kishin ndërmarrë Danimarka dhe Suedia.