Gjatë aksionit të sotëm në fshatin Vaksincë të Kumanovës, në pesë prej gjithsejt 11 objekteve në të cilat sot në mëngjes hynë pjesëtarët e policisë janë zbulue 128 migrantë prej Sirie, Iraku dhe vendeve të tjera të Lindjes së Afërt dhe nji 68 vjeçar prej Vaksince, i cili asht kerkue me fletarrest për vuejtjen e denimit me burg për vepër të kryeme penale “vrasje”, raporton Zhurnal.
Simbas njohunive të deritanishme, pronarët e objekteve i kanë marrë migrantët tue u kerkue atyne qira prej 1.500 eurosh në muej, mvarësisht nga ajo se për çfarë objekti bahet fjalë, ndërsa në rastet kur vetë i kanë pranue migrantët ilegalë, u kanë pague prej 5 deri 10 euro vetëm me gjetë strehim n’objekt, pa u dhanë krevet.