Këto fjalë të kryetarit të madh i vërtetoi edhe kryetarja e Gruas së Aleancës, Magbule Shkodra, e cila i numroj edhe shumë arsye të tjera se pse vendi ka nevojë për zgjedhje të reja.
Tu’ e quejtë dështim të partnerëve të koalicionit PDK e LDK moskalimin e amandamenteve kushtetuese që mundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale, Shkodra përmendi edhe disa fakte të reja se pse duhet me pasë zgjedhje të reja nacionale.
Fjalën e Haradinajt se partitë e koalicionit qeverisës, janë në ‘zor’ për AAK, Shkodra nuk e vlerëson si të gatshme për me hy me këto dy parti në koalicion, sepse simbas saj, Aleanca nuk bahet argat i kurrkujt.
Ndërsa Albert Krasniqi, nga KDI e vlerëson se deklarata e liderit të Aleancës për Ardhmëni të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka të bajë me mungesën e numrave të mjafshtueshëm të votave për me i dhanë dritën e gjelbër themelimit të Gjykatës. Megjithatë, ai e sheh si të damshme shkumjen e vendit në zgjedhje të reja.
Si jo të duhun e vlerëson deklaratën e Haradinajt edhe gazetari Bajrush Morina. Simbas tij, problemi nuk asht te votat e Aleancës, por te PDK’ja e Hashim Thaçit, që nuk po e votojnë nismën e kërkueme edhe nga grupi parlamentar i partisë së tyne.
Haradinaj, këto deklarata i ka ba gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues për zgjedhjen e kryesisë së AAK, ku tha e vetmja mundësi me e marrë përgjegjësi për përmirësimin e gjendjes aktuale në vend asht shkumja në zgjedhje.
/rrokum.tv/