Qalaj: Është gabim i madh artikulli i Bashës kundër UÇK-së

E publikuar: 28/08/2025 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka reaguar pas deklaratave për punimin e vitit 2012 të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, duke e quajtur atë një gabim të madh.

“Për mua nuk është asgjë befasuese duke njohur karakterin e Bashës dhe të bashkëpartiakëve të tij. Mendoj që është gabim i madh pavarësisht që ai thotë që ka qenë një hulumtim i vitit 2012, kur përjetën time nuk do të kisha bërë një artikull apo nuk do të isha bërë bashkëautor i dikujt që shkruan kundër vlerave më sublime të këtij populli,” ka thënë Qalaj./EO