PZAP ua shpalli të kundërligjshëm vendimin për votim jashtë ambasadave, Murati sulmon LDK’në

E publikuar: 01/11/2025 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar vendimin e KQZ-së që të votohet jashtë ambasadave e konsullatave.

Këtë vendim të PZAP, e ka përdorur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke pretenduar se “LDK është kundër diasporës.

Sipas tij, LDK-ja po përpiqet të pengojë votimin e diasporës.

“A din dikush me tregu pse LDK-ja është kaq kundër diasporës? Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofru hapësira shtesë për votim (përveç ambasadave e konsullatave), ashtu që diaspora jonë me e pasë sa më afër vendvotimin dhe kësisoj sa më të lehtë procesin e votimit. LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së. Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka thënë Murati.