Pyetjet e sikletshme rreth seksit që ngurroni t’i bëni

E publikuar: 12/07/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka disa pyetje të cilat më me dëshirë do t’ia bënit Google se sa shoqes tuaj më të ngushtë. Por, në vend se të kërkoni përgjigje në webfaqet e tjera për pyetjet e sikletshme të cilat nguroni t’i bëni, ne kemi mbledhur disa prej pyetjeve më të sikletshme me përgjigjet e tyre nga disa ekspertë.

Më poshtë mund të lexoni disa prej pyetjeve “më të sikletshme” që ndoshta nguroni t’ia bëni dikujt:

A mund ta thyej organin e tij gjenital?

Në fakt, ai nuk është kockë, por patjetër se mund ta lëndoni atë. “Është e mundur që organi mashkullor gjenital të pësojë një frakturë gjatë seksit të fuqishëm apo edhe masturbimit,” konfirmon Alyssa Dweck, autore e “V is for Vagina”. “Kur organi gjenital mashkullor është i ngritur, ai është i mbushur me gjak. Lakimi i mundshëm i tij gjatë aktit seksual mund të çojë në një lëndim serioz,” thotë ajo. Çfarë duhet të bëni nëse kjo i ndodh partnerit tuaj? Duhet të thirrni ambulancën pasi që duhet të bëhet ndërhyrje urgjente kirurgjike.

Çfarë duhet të bëj nëse prezervativi mbetet brenda meje?
Fillimisht mos bëni panik, pasi që kjo është krejtësisht e zakonshme, thotë Dweck. “Nxirreni atë dhe sigurohuni që është i padëmtuar. Në qoftë se është i padëmtuar, partneri mund ta përdorë atë përsëri,” thotë ajo, transmeton Lajmi.net.

Pse nuk kam kurrë orgazëm gjatë seksit? Çfarë të bëj për këtë?
Para së gjithash, nuk ka asgjë të keqe në lidhje me ju. Në shumicën e rasteve, kjo është një çështje pozite, për ta gjetur të duhurën. “Shumë gra nuk përjetojnë orgazëm në marrëdhëniet seksuale me partnerin, dhe kështu ato vendosin që ta arrijnë atë duke përdorur stimulim direkt në klitor nga partneri apo duke masturbuar,” shpjegon Dweck. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë mungesa e orgazmës mund të jetë për shkak të çështjeve mjekësore – duke përfshirë diabetin, sëmundje kardiovaskulare dhe depresioni. Të gjitha këto mund të ndikojnë në orgazëm dhe epsh.

A është e mundur që të urinosh gjatë seksit, pa pritur?
Jo në të vërtetë. Ka më shumë gjasë që të ndjeni nevojën për të urinuar, e cila është në të vërtetë një lajm i mirë, sipas Emily Morse. “Kjo do të thotë se pika juaj ‘G’ është goditur në mënyrë të drejtë dhe ju mund të jeni afër një orgazme,” shpjegon ajo. “Përderisa është e mundur që urina të rrjedhë gjatë seksit, sidomos nëse fshikëza është e mbushur plot, unë dyshoj se kjo nuk është urinë fare, por një ‘derdhje femërore’ që mund të ndodhë gjatë orgazmës,” thotë ajo.

Si mund ta ndaloj lëshimin e zërit gjatë seksit?
Për fat të keq, ju nuk mund ta bëni këtë, për shkak që ky është një fenomen natyral të cilin nuk mund ta kontrollojmë. “Lëshimi i zërit – të tillë si “ohh..” – ndodh për shkak që ajri bllokohet në organin gjenital femëror, i cili mund të ndodhë gjatë ose pas seksit,” thotë Dweck, transmeton.

A është normale të djersitesh shumë gjatë seksit?
Po, është absolutisht normale që të djersiteni shumë gjatë seksit, thotë Dweck.

Pse ai ka një organ gjenital të lakuar?
Organet gjenitale mashkullore janë në madhësi të ndryshme, formë dhe ngjyrë – ngjashëm si ato të femrave. Disa lakohen lartë, disa poshtë dhe disa anash përderisa janë të ngritur. “Kjo është shumë e zakonshme dhe nuk duhet të jetë një brengë, vetëm nëse ai është duke përjetuar dhimbje apo kjo ndërhyn në marrëdhënien seksuale,” thotë Morse. “Në qoftë se organi gjenital i një mashkulli fillon të ndryshojë dhe bëhet më i lakuar me kalimin e kohës, atëherë ai mund të ketë sëmundjen ‘Peyronie’ e cila mund të vijë nga lëndimi gjatë seksit,” shton ajo. Nëse ndodh kjo, ai duhet të kontrollohet tek mjeku. Përndryshe, një organ gjenital mashkullor i lakuar është totalisht normal dhe vetëm se mund të ju ‘godasë’ në vendin e duhur.

Çfarë nëse organi i tij gjenital është shumë i madh (ose shumë i vogël)?
Flisni për të! Mos keni turp për t’i adresuar problemet seksuale, veçanërisht nëse keni dhimbje gjatë seksit apo nuk jeni duke e shijuar atë. Morse siguron se në qoftë se ai ka një organ gjenital shumë të vogël dhe nuk është në gjendje që të ju kënaqë gjatë aktit seksual, ka shumë gjëra të tjera që ai mund të bëjë. “Lëreni atë që ta dijë se sa mirë ndjehesh kur ai përdor gishtat e tij ose gojën në ju, apo sa seksi është që ai të ju ‘shijojë’ përmes duarve,” thotë ajo. Por, çfarë nëse organi i tij është shumë i madh? “Përdorni lubrifikantë gjatë seksit, dhe bëjeni ngadalë,” thotë Morse. Ajo sugjeron gjithashtu pozitën e femrës mbi mashkullin. “Pozita femra mbi mashkullin është më e mira nëse ai ka një organ të madh gjenital, për shkak që ju e kontrolloni aktin dhe ngadalë e ulni veten poshtë në të përderisa ai qëndron shtrirë dhe organi i tij i ngritur,” sugjeron ajo.

Ai është i tmerrshëm në seksin oral, si t’ia bëj?
Çdo femër kërkon lloje të ndryshme të stimulimit gjatë seksit oral për shkak se çdo trup i femrës është ndryshe. Kështu që është e rëndësishme që të flisni hapur dhe t’i tregoni atij çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen. “Nëse ai nuk iu dëgjon dhe nuk bën çfarë thoni ju, ju gjithmonë mund t’i tregoni atij me gishtat tuaj se cilat zona janë më të ndjeshme së bashku me presionin, shpejtësinë dhe lëvizjen që keni nevojë,” rekomandon Morse. “Më pas ai mund t’ua bëjë juve me gjuhën e tij dhe të përmirësojë aftësitë e tij orale për dëshirën tuaj,” shton ajo.
Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/pyetjet-e-sikletshme-rreth-seksit-qe-ngurroni-ti-beni/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright