Presidenti rus, Vladimir Putin mori pjesë në një lojë hokej mbi akull me yjet e këtij sporti, në Sheshin e Kuq, njoftoi shërbimi për median i presidencës ruse.
Kjo ndeshje u zhvillua në një pistë patinazhi piktoreske, të dekoruar me rastin e Krishtlindjeve, që ka hapur dyert çdo dimër vitet e fundit, mes mureve të Kremlinit dhe njërit prej butikëve më të mëdhenj dhe luksozë të kryeqytetit rus, butiku “Goum”.
Putini u përball mbi akull me yje të hokejit si ish-kampioni Pavel Bure, që ka marrë medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Naganos 1998, lojtarin legjendar Viatcheslav Fetissov, por gjithashtu edhe ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Çoigu.
Dan (rankim në xhudo) i tetë në xhudo dhe amator i hokejit, përcjell bw, Vladimir Putin merr pjesë çdo vit në një ndeshje hokeji mbi akull me yje të këtij sporti.
Vladimir Putin, 65 vjeç, që ka njoftuar synimet e tij për të kandiduar për një mandat të katërt gjatë presidencialeve të marsit 2018, ka kultivuar gjithnjë imazhin e një njeriu të fortë, duke zhvilluar demonstrime të xhudos, duke galopuar me kalë në tajgën ruse apo duke shuar zjarre në pilotim të një avioni zjarrfikës.