Historia do t’i vë gjërat në vendin e duhur në Siri për SHBA-në, e cila veçse është përgjegjëse për një varg “masakrash të përgjakshme” në vende tjera.
Kështu ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin, pas sulmit të udhëhequr nga SHBA-ja në Siri.
“Historia do t’i vë gjërat në vendin e duhur, dhe Washington veçse bart përgjegjësinë e rëndë për masakra të përgjakshme në Jugosllavi, Irak e Libi”, ka thënë Putini në një deklaratë, raporton “Russia Today”.
Përçmimi i tij erdhi si pasojë e sulmit gjatë natës në Siri të nisur nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, të cilët “përmendën një incident të pretenduar kimik” në qytetin e Doumës si pretekst.
“Ky veprim i njëanshëm ushtarak ka ndikim shkatërrues në tërë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe vetëm e eskalon krizën në Siri në vend se ta zbut atë”, ka deklaruar Putini, transmeton Koha.net.
“Sulmi erdhi pak kohë para se ekspertë të Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) të nisnin misionin e tyre fakt-mbledhës në Douma. Megjithatë, misioni i OPCW-së nuk u mor parasysh, dhe në një shenjë të përbuzjes cinike, një grup i vendeve Perëndimore vendosën të ndërmarrin veprim ushtarak pa pritur rezultatet e hetimit”, shtoi Putini.