Presidenti rus Vladimir Putin në kulmin e inkursionit ukrainas në Kursk ka zgjedhur të “arratiset” në rajonin e Çeçenisë, republikën ruse të Kaukazit që sundohet me grusht të hekurt nga aleati i tij i ngushtë Ramzan Kadyrov.
Në të parën vizitë në Çeçeni që nga viti 2011, Putin u pa të mbërrinte në rajon me një helikopter të Forcave Ajrore ruse. Televizioni publik rus shfaqi pamjet e Putinit duke mbërritur me helikopter, ndërsa Kadyrov dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e pritën në aeroport.
Më herët lideri Kadyrovnjoftoi ardhjen e kreut të Kremlinit përmes një postimi në Telegram.
“Në kuadër të kësaj vizite është planifikuar një program i pasur. Njerëzit do të jenë të lumtur. Ata do të jenë të lumtur që presidenti erdhi në Republikë. Për ne është një motivim, është rinovim. Është një lumturi e madhe”, u tha gazetarëve lideri çeçen.
Sipas Kadyrov, Putin e filloi vizitën duke vizituar varrin e Akhmat Kadyrov, babait të tij dhe paraardhësit në udhëheqjen e Çeçenisë, i cili u vra në një sulm nga rebelët islamikë në vitin 2004.