Putin: Rivendosja e marrëdhënieve me Ukrainën është e pashmangshme

E publikuar: 17/06/2022 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se rivendosja e marrëdhënieve me Ukrainën është e pashmangshme.

Putin kështu deklaroi këtë të premte në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” që u mbajt në Shën Petersburg, shkruan Aljazeera.

“Ne dalim nga fakti se herët a vonë situata do të normalizohet dhe ne jemi të interesuar për prosperitet për të gjithë fqinjët tanë, atëherë është e pashmangshme”, tha Putin duke komentuar anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian.