Putin-Erdogan dakordohen për thellimin e partneritetit strategjik

E publikuar: 27/05/2017 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë dhe ai i Turqisë, Vladimir Putin e Recep Tayyip Erdogan, kanë konfirmuar vullnetin e dyanshëm për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, njoftoi të shtunën Kremlini.

Siç thuhet në kumtesë, të dy liderët përmes telefonit kanë biseduar për marrëveshjet e arritura më herët për largimin e kufizimeve ekonomike ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, si dhe në lidhje me projektet energjetike “Rrjedha turke” dhe ndërtimin e centralit nuklear “Akuju”, transmeton Reuters.