Putin e shtyn vizitën në Paris, pas thirrjeve të Francës që Rusia të hetohet për krime lufte

E publikuar: 11/10/2016 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë vizitën e planifikuar në Francë, për shkak të një mosmarrëveshje rreth Sirisë, thonë burimet brenda Presidencës franceze.

Putin ishe i paraparë ta vizitonte Parisin më 19 tetor, për të diskutuar rreth krizës në Siri.

Ndërkohë, dje, presidenti francez, Francois Hollande, sugjeroi se Rusia mund të përballet me akuza për krime lufte, për shkak të bombardimeve në qytetin e dytë më të madh sirian, Alepo.

Në anën tjetër, Rusia ende nuk e ka konfirmuar shtyrjen e vizitës.