Russian President Vladimir Putin , right, shakes hands with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic in the Novo-Ogaryovo residence, outside Moscow, Russia, Tuesday, July 8, 2014. (AP Photo/ Max Shipenkov, pool)
Rusia do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Serbinë, tha sot presidenti rus Vladimir Putin në ceremoninë e dorëzimit të marrëveshjeve për ambasadorët e vendeve të huaja në Moskë.
“Rusia dhe Serbia janë të lidhura si partnerë strategjikë. Duke u mbështetur në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të popujve tanë vëllezër. Unë flas rregullisht me presidentin Aleksandar Vuçiq, gjatë takimeve personale dhe bisedave telefonike, për çështje kyçe të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”, tha lideri rus.
Ai tha se Rusia vlerëson përpjekjet e serbëve për të zbatuar një politikë të balancuar dhe të pavarur në skenën ndërkombëtare dhe shtoi se Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në sferën ekonomike, shkencore-teknike dhe humanitare, shkruan Danas, transmeton Klan Kosova.
“Në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë miqve tanë serbë ndihmë të gjithanshme në luftën për të drejtat dhe interesat legjitime të Serbisë, mbrojtjen e sovranitetit të saj shtetëror dhe integritetin territorial”, përfundoi Putin.