Teksa po jepte një çmim në galanë e “amfAR” në Kanë, Uma mori papritur një puthje pasionante nga sipërmarrësi Lapo Elkann. Të fitosh një çmim që vlen rreth 175.000 Euro nuk është diçka e vogël dhe sipërmarrësi Lapo nuk ka ngurruar ta shprehë gëzimin ndryshe. Pasi tërhoqi çmimin ai menjëherë ju afrua aktores duke e puthur në buzë.
Fillimisht dukej një gjest instiktiv, por ama Uma nuk e priste që puthja do të ishte aq e papritur, pasionante dhe sidomos e sikletshme. E ç’mund të bënte 46-vjeçarja përveçse të ecte me rrymën dhe t’ja kthente puthjen sipërmarrësit përfitues.


/tch/




















