Pushuesit këtë vit në Ksamil duket se janë nga nacionalitete të ndryshme, por ajo që vihet re asht dominimi i pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia.
“Na jemi nga Prishtina dhe kemi zgjedhe pushimet me i kalue në Ksamil, për shkak se asht vend i mirë. Ky asht viti i dytë që vijmë këtu. Pastërtia në nivel”, thotë nji pushues nga Prishtina.
Këta të fundit, përtej kënaqësisë që ofron deti, dielli dhe ishujt, hetojne nji radhë problemesh të lidhuna me shërbimet në Ksamil. Pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia flasin për çmime të nalta dhe abuzive të lidhuna me parkimin e automjeteve si dhe për çmime abuzive dhe të ndryshueshme në plazhet publike.
Nji pjesë e pushuesve që vijnë për të disatin vit e gjejnë situatën mjaft zhgënjyese, lidhun me pastërtinë në qytezë dhe mungesën e gjelbërimit.
“Shtrejtë asht për nji plazh publik. Shumica nuk e dimë a asht publik apo privat”, thotë nji pushues nga Kosova.
“Na dojme mikpritje. Paret qe i lame në Malin e Zi, po i lamë në shtetin tonë. Jam nga Peja. Tash kane me ardhe të tjerë dhe ka me pas fluks të madh”, thotë nji tjetër pushues nga Peja.
“Situata në Ksamil asht zhgënjyese. Asht viti i pestë që vi rishtazi dhe papastërtia asht zhgënjim total. Mue më shqetëson pluhuni, rrugët e pa bame. Në pesë vjet asnji pemë të re”, thotë nji tjetër pushues.
Megjithëse këtë vit qyteza e ka shtue me 500 garsoniera të reja kapacitetin akomodues, tue e çue numrin e shtretënve në rreth 12 mijë, por ajo që vihet re këtë vit dhe që mund të identifikohet si nji prej efekteve të krizës në rajon asht shkurtimi i kohëqëndrimit të pushuesve, si dhe nji lloj efekti kaotik i kontrollit mbi shërbimet, i lidhun me mosfunksionimin e pushtetit vendor që mbas zgjedhjeve lokale. (Top Channel)
Pushuesit kosovarë të pakënaqun edhe në Ksamil – Hajnia publike në shkallë të naltë
NGA KATEGORIA