Peshkaqeni që u afrua në një bregdet të ishullit Majorca të Spanjës, bëri që pushuesit të ikin të frikësuar prej ujit në plazh.
Madje, gjallesa notoi shumë pranë fëmijëve që po qëndronin në goma të fryra, por nuk sulmoi asnjë, transmeton Telegrafi.
Është e pazakontë që këto gjallesa të shkojnë aq afër bregdetit, sepse jetojnë në ujëra më të thella dhe larg hapësirave ku qëndrojnë njerëzit.
Ngritja e temperaturave besohet të ketë qenë shkaktari, që ky peshkaqen humbi kontrollin dhe u largua prej grupit, për të bërë xhiron e pazakontë. /Telegrafi/